Në Kroaci në 24 orët e fundit janë regjistrur 3.955 pacientë të sapo infektuar dhe 68 pacientë kanë vdekur, e që është më së shumti deri më tani.
Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 24.190, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.
Midis tyre, 2.427 pacientë janë në spital, nga të cilët 262 janë në aparate për frymëmarrje.
Që nga 25 shkurti, 143.370 njerëz të infektuar me koronavirus janë regjistruar në Kroaci, prej të cilëve 2.032 kanë vdekur dhe gjithsej 117.148 njerëz janë shëruar, prej të cilëve 3.639 në 24 orët e fundit. Tani janë 59.417 njerëz në vet-izolim.
Deri më tani, gjithsej 790,883 njerëz janë testuar, prej të cilëve 10.626 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.