×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroatët i kanë edhe 14 ditë

    Insajderi
    26 October 2020 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej mesnatës në Kroaci kanë hyrë në fuqi masat e reja epidemiologjike.

    Në mes tjerash, ato nënkuptojnë kufizim të tubimit, ndalesë të shitjes së pijeve alkoolike prej mesnatës deri në orën 6 të mëngjesit, distancën e obliguar fizike…

    Zëvendës kryeministri i Kroacisë dhe shefi i Shtabit kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq dje ka kumtuar se për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus, masat epidemiologjike do të zgjasin 14 ditë, e më pas përsëri do të bëhen vlerësimet.

    “Me vendim për masat e nevojshme epidemiologjike kufizohen tubimet. Dua të theksoj se është miratuar dispozita me të cilën është caktuar masa rigoroze e distancës fizike, shmangia e kontaktit të afërt në distancë prej së paku dy metrave në hapësirë të mbyllur dhe 1,5 metra në të hapur”, ka thënë Bozhinoviq.

    Ai ka shtuar se do të ndalohet mbajtja e të gjitha ngjarjeve publike dhe tubimet e më shumë se 50 personave, transmeton gazeta kroate “Jutarnji List”.

    “Në dasma mund të jenë prezentë më së shumti 30 persona. Në varrime më së shumti 30 persona. Në ceremoni dhe tubime tjera private mund të marrin pjesë më së shumti 15 persona. Garat sportive mund të mbahen por pa publikë”, ka sqaruar Bozhinoviq.

    Ministri i shëndetësisë i Kroacisë Vili Berosh ka paralajmëruar se nëse do të ketë nevojë, Arena e Zagrebit do të mobilizohet si qendër terciale për kujdesin e të sëmurave me pasqyrë fillestare dhe të mesme klinike.

    Drejtori i Entit për Shëndetin Publik të Kroacisë Krunosllav Capak ka thënë se në dy javët e fundit Kroacia po shënon rritje të infektuarve, dhe se dje është evidentuar rekordi i ri me 2.421 raste./Insajderi.org.  

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark