×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Kroaci në 24 orët e fundit koronavirusi merr 57 jetë

    Insajderi
    20 November 2020 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kroaci për 24 orët e fundit janë regjistruar 2.958 raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe 57 njerëz vdiqën, njoftoi të premten Shtabi Kombëtari i Mbrojtjes Civile, njoftoi Hina.

    Në 24 orët e fundit u regjistruan 2.958 raste të reja të infektimit me virusin SARS-Co2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 18.193. Midis tyre 1.992 pacientë janë në spital, nga të cilët 217 janë në aparate për frymëmarrje.

    Që nga 25 shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë regjistruar gjithsej 96.837 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 1.257 kanë vdekur. Gjithsej 77.387 pacientë janë shëruar, prej të cilëve 2.522 në 24 orët e fundit.

    Në vetë-izolim gjenden 43.265 njerëz, sipas të dhënave të fundit.

    Deri më tani, gjithsej 657.872 njerëz janë testuar, e prej tyre 8.321 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark