×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Kroaci për 24 orë 74 viktima të koronavirusit

    Insajderi
    30 November 2020 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Kroaci janë shënuar 1.830 raste të reja të infektimit me koronavirus, kështu numri i rasteve aktive është gjithsej 21.457.

    Në shërim spitalor gjenden 2.358 pacientë, prej të cilëve 255 janë në respiratorë.

    Prej fillimit të pandemisë në Kroaci gjithsej janë shënuar 128.442 raste të infektimit me COVID-19. Kanë vdekur 1.786 persona, ndërsa gjithsej janë shëruar 105.199 persona, prej të cilëve 3361 në 24 orët e fundit.

    Aktualisht në vet-izolim gjenden 46.802 persona. Deri sot në mëngjes janë testuar 749.346 persona prej të cilëve 5.027 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark