×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Kroaci për 24 orët e fundit 38 viktima të COVID-19

    Insajderi
    19 November 2020 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 3.251 raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe 38 persona kanë humbur jetën për shkak të kësaj smundje, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile i Kroacisë.

    Numri i rasteve aktive në Kroaci është gjithsej 16.891, mes tyre 1.878 pacientë gjenden në spital, prej të cilëve 205 janë në aparate për frymëmarrje.

    Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 90.715 njerëz të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 1.151 kanë vdekur.

    Gjithsej 72.673 njerëz janë shëruar, prej të cilëve 1.693 në 24 orët e fundit.

    Aktualisht janë 39.937 persona në vet-izolim.

    Deri më tani, gjithsej 640.781 njerëz janë testuar, prej të cilëve 9.126 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark