Një burrë i përkatësisë serbe ka vrarë vetën me një granatë dore.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në afër varrezave në fshatin Ibarska Slatina në Leposaviq.
Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur vetura e cila i përket viktimës dhe një letër e cila dyshohet të jetë shkruar nga viktima.
Njësiti EOD i PK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre dyshohet se ka eksploduar një granat dore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.