Aksioni pasoi pas hetimeve të cilat kanë filluar vitin e kaluar, në të cilin morën pjesë përveç policisë spanjolle edhe ajo e Kolumbisë, Francës, Portugalisë, Rumanisë, Suedisë dhe Britanisë së Madhe me përkrahje të Europolit.
Aksioni përfundimtar u krye më 26 shtator me pjesëmarrje të më shumë se 200 policëve, të cilët bastisën 13 shtëpi në të cilat qëndronin anëtarët e bandës.
Në kumtesë të Europolit pretendohet se me këtë rast është ngrirë pasuria me vlerë prej 20 milionë euro, si dhe më shumë se 800 llogari bankare./Insajderi.com.