×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Maqedoninë e Veriut pandemia lë pa punë shumë se 40 mijë njerëz

    Insajderi
    22 October 2020 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Maqedoninë e Veriut numri i të papunëve shënon rritje. Tani në Maqedoni ka 151.359 persona të papunë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë numri i të papunëve është rritur për 43,627 persona, por sipas drejtoreshës së Agjencisë Biljana Jovanovska pa punë në periudhën e analizuar kanë mbetur afër 15 mijë persona. Jovanovska shpjegon ndryshimin e rreth 30 mijë të papunëve me faktin se shumë prej punëkërkuesve joaktivë të cilët nuk janë të regjistruar, gjatë shpalljes së ndonjë masë qeveritare që ofron ndihmë shtetërore, ri-regjistrohen si punëkërkues aktivë dhe kështu kanë shans për ndihmë shtetërore.

    “Personat që u ka mbaruar paraqitja e sigurimit të obligueshëm pensional janë 14 819. Personat tjerë që erdhën në evidencë si të papunë kanë ardhur në baza të ndryshme. Të papunë që një periudhë të gjatë janë evidentuar në Agjencinë e punësimit, persona që evidentohen për herë të parë, siç janë të rinj deri 29 vjeç”, ka thënë Biljana Jovanovska, Drejtoreshë e Agjencisë së punësimit

    Pjesa më e madhe e personave që kanë ngelur pa punë vijnë nga industria e përpunimit. Pastaj vijnë veprimtaria tregti më pakicë dhe shumicë, pastaj sektori i objekteve për akomodim dhe shërbime. Pjesa më e madhe e largimeve janë bërë në muajin prill.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark