“Në tekst nuk figuron data mars, por figuron takimi për grupin special për normalizim”, këtë detaj e ka zbuluar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pak pasi përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak ia dorëzoi kryeministrit Albin Kurti versionin e ri të planit franko-gjerman. Këtij projekti tani po iu referohen si plani i Bashkimit Evropian i përkrahur nga Franca e Gjermania
Të marten kryeministrit Albin Kurti i erdhi në zyre përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai deklaroi se ia dorëzoi Kurtit versionin e “edituar” të planit frnako-gjerman.
“Pikërisht kjo është arsyeja pse unë jam këtu, për të kthyer diskutimin tonë për çështjen e normalizimit dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm të procesit, i cili bazohet në dokumentin që kam paraqitur këtu më 9 shtator dhe ne duam të përdorim këtë moment, dhe po punojmë drejt një takimi ku do të trajtojmë çështjen e normalizimit dhe duam që ky takim të bëhet brenda javësh”, tha Lajçak pas përfundimit të takimit me Kurtin.
Lajçak theksoi se tani është në duart e të dyja palëve për mos të zvarritur procesin e dialogut, shkruan Gazeta Insajderi.
“Procesi i normalizimit do të fillojë brenda javësh, dhe më pas është në duart e të dyja palëve, ne nuk duam ta vonojmë apo ta zvarritim këtë proces, ky moment është i duhur dhe tani ky moment është këtu, por nuk do të jetë këtu përgjithmonë. Prandaj, ne nuk duam ta vonojmë këtë proces dhe nuk jam i mirë me afatet, por do të thosha se deri në mars do të shohim se ku qëndrojmë, sa po përparojmë dhe ku po shkon ky proces”, shtoi ai.
Edhe pse kanë kaluar24 orë prej kur Lajçak ia dorëzoi zyrtarisht versionin e ri të planit të BE-së për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Por zëvendësi i tij, Besnik Bislimi e ka konfirmuar që zyrtarisht shefi i tij e ka pranuar e ka pranuar versionin e ri për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, kryenegociatori për dialog Bislimi tha se është e rëndësishëm ajo çka kanë arritur për të afatizuar arritjen e ujdisë deri në mars të vitit 2023.
“Po është dorëzuar sot drafti i reviduar dhe i është thënë zotëri Kurtit në orën 10:00”, tha fillimisht Bislimi.
Bislimi tha se si pjesë e marrëveshjes është paraparë që bisedimet të kufizohen deri në fund të muajit mars.
“Diskutimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse të jenë të kufizuara në kohë që mos të zgjasin pa kufij. Mendoj se me dakordimin e datës 23 nëntor ne kemi arritur këtë, pasi si pjesë e marrëveshjes është e paraparë që bisedimet, siç e thatë ju franko-gjerman edhe pse BE-ja insiston që është propozim i BE-së të kufizohen deri në fund të marsit”, deklaroi Bislimi.
Kryenegociatori për dialog Bislimi, e pranon se në tekstin e versionit të ri të planit që u ershi në tavolinë nuk figuron data mars. Por, ai zbulon se aty figuron “takimi për grupin special për normalizim”
“Në fakt në tekst nuk figuron data mars, por figuron takimi për grupin special për normalizim, pastaj ne kemi pranuar këtë formulim vetëm pas një shkrese të zotëri Lajçak, kur e cakton takimin për normalizim në për fundin e marsit 2023. Ne kemi marrë sigurimin se nuk do të zhvendoset ky afat dhe pastaj kemi pranuar atë formulim në tekst”, shtoi Bislimi gjatë raportimit në komision. /Gazeta Insajderi
Gjithçka rreth planit franko-gjerman mund të lexoni