Në Meksikë gjenden baktere të cilat mund të jenë 50 mijë vjet të vjetra – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Meksikë gjenden baktere të cilat mund të jenë 50 mijë vjet të vjetra

    Insajderi
    18 February 2017 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shpella në Meksikë janë gjetur mikrobe dhe viruse që mund të jenë 50 mijë vjet të vjetra.

    Këto mikrobe dhe viruse të çuditshme jetonin në gjendje të fjetur në kristale në kushte shumë të pavolitshme, dhe ishin në gjendje të ekzistonin duke u ushqyer me hekur dhe mangan, në një minierë të braktisur të plumbit dhe zinkut, shkruan sot gazeta britanike The Guardian.

    Miniera sa duket e bukur aq është edhe e nxehtë, sa që shkencëtarët të cilët i ekzaminonin nuk mund të rrinin më shumë se 20 minuta, duke u kthyer menjëherë në një dhomë të “freskët” e cila ishte 38 gradë celsius.

    Këto forma të jetës – 40 lloje të mikrobeve dhe edhe më shumë viruse – janë aq të çuditshme sa që lloji më i përafërt me to ka 10 për qind ngjashmëri gjenetike me to.

    E kjo është ende shumë e largët, përafërsisht po aq larg sa janë njerëzit me kërpudhat, ka thënë Penelope Boston, kryetare e “Institutit Astrobiologjik të NASA”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark