Insajderi
Lajme

Në mes të kaosit, polici kujdeset për fëmijët e tij: Zemra e babit, çfarë po bën?

Insajderi
15 October 2026 - 21:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në mes të kaosit, polici kujdeset për fëmijët e tij: Zemra e babit, çfarë po bën?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë dy ditëve të fundit, protestat në Shqipëri kanë eskaluar në dhunë, ku janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, të shoqëruara me përdorim force nga të dyja palët.

Sipas të dhënave të fundit, policia ka arrestuar disa persona, prej të cilëve 19 protestues do të dalin nesër para gjykatës për t’u njohur me caktimin e masës së sigurisë.

Mes tensioneve të larta në terren, një moment tjetër njerëzor ka prekur rrjetin. Një video po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, ku shihet një efektiv policie gjatë kohës që ishte në shërbim, duke biseduar përmes telefonit me të bijën e tij, një pamje kjo që ka nxitur reagime të shumta emocionale te qytetarët.

@zeri_al “Hë zemra e babit”, momenti prekës kur polici në krye të detyrës flet në kamer me të birin‼️ #zeri #tirane #viral ♬ original sound – ZËRI


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark