Në mungesë të kuorumit, dështoi votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mungesë të kuorumit, dështoi votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare

    Insajderi
    05 December 2024 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të dalin në votim të trija marrëveshjet për shkak se nuk pati kuorum.

    Deputetët e opozitës të gjithë sot e lëshuan seancën e Kuvendit për shkak se ajo nisi me vonesë.

    Marrëveshjet ndërkombëtare në fjalë ishin këto:

    1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
    2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
    3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark