​Në një ditë, 20 njerëz u vranë nga rrufeja në të njëjtin vend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Në një ditë, 20 njerëz u vranë nga rrufeja në të njëjtin vend

    Insajderi
    27 July 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrufetë vranë 20 njerëz në tetë rrethe të shtetit lindor indian të Biharit në vetëm 24 orë, raporton BBC të mërkurën.

    Më shumë shtrëngata me vetëtima parashikohen për ditën e sotme dhe nesër në pjesët veriore të vendit.

    Zyrtarët e këtij shteti u bënë thirrje banorëve që të ndjekin me kujdes këshillat e autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive dhe njoftuan se familjeve të të vdekurve do t’u paguhet dëmshpërblim në shumën e pesë mijë dollarëve amerikanë.

    Në Indi, qindra njerëz vdesin çdo vit nga goditjet e rrufesë gjatë sezonit musonik.

    Numri i madh i viktimave është për faktin se një numër i madh njerëzish në Indi punojnë jashtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark