Insajderi
Lajme

Shoqata e Transportit bën paralajmërimin: Do të rritet çmimi i biletës për urbanët

Insajderi
27 July 2022 - 12:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shoqata e Transportit bën paralajmërimin: Do të rritet çmimi i biletës për urbanët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Unioni i Transportit publik ditën e sotme në një konferencë për mediat ka njoftuar se do të rrisë çmimin e biletës në qoftë se institucionet shtetërore nuk ndërhynë.

Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk do të japin as abone për muajin gusht.

Kjo mbyllje do të vijë si pasojë e mos ndërhyrjes së institucioneve shtetërore për miratimin e vendimit të subvencioneve për vijushmërinë e paketës anti-krizë ose në pamundësi të saj rritjen e çmimit të biletës.

Shoqata e Transportit paralajmëron se në rast mos reagimi operatorët nuk do të ofrojnë abone për muajin gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale./albeu.com

Shqipëri


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark