×
  • Lajme
  • Analiza

    “Ne nuk mund të vazhdojmë kësisoj”, Kurti del kundër fjalëve të tij, tash do t’i paguajë faturat e serbëve të veriut për konsumin e rritur të energjisë

    Insajderi
    28 April 2021 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ku Vetëvendosje e ka shumicën e anëtarëve të deputetëve votoi sot që shteti të mbulojë shpenzimet e rrymës në veri për 6 muajt e ardhshëm.

    Ky propozim erdhi nga shefja e grupit parlamentare të VV-së Mimoza Kusari-Lila, ku sipas saj KOSTT-i duhet të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe të mos obligohet Qeveria për këtë.

    Buxheti prej 11 milionë euro ia ndarë për KOSTT pritet të miratohet në Kuvendin, shkruan Insajderi.

    Në Mitrovicën e Veriut konsumi i energjisë është rritur për 20 për qind përderisa nuk ka shtim të aktivitetit ekonomik dhe rritje të popullsisë.

    Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga KOSTT në një përgjigje për Gazetën Insajderin.

    “KOSTT mund të konfirmoj që ka rritje të konsumit në pjesën veriore të Kosovës. Konsumi i veriut në vitin 2019 është rritur për 7% krahasuar me vitin 2018, derisa konsumi në vitin 2020 është rritur për 13% krahasuar me vitin 2019”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Insajderit.

    Por, pse ka ndodhur një rritje e tillë nuk kanë dhënë përgjigje nga KOSTT.

    Gazeta ka pyetur edhe zyrën e kryeministrit se pse ka ndodhur rritja e energjisë në Veri, të njëjti kanë zgjedhur të mos japin përgjigjen.

    Ky vendim ka ngjallur reagimi të ashpër nga opozita, shkruan Gazeta Insajderi.

    Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj tha se ngarkesa e KOSTT me 11 milionë euro është e pa tolerueshme, sipas të cilit asnjë zgjidhje nuk do të mund të bëj Qeveria për 6 muaj. Lekaj ngriti edhe rrezikun e shkeljes ligjore për këtë veprim të sotëm.

    Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh Kryetar i Komisonit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se me këtë vendim të pushtetit të ri, po dëmtohet direkt buxheti i shtetit dhe i cili shkon në kurrizë të qytetarëve të Kosovës”.

    Sipas tij, nuk mundet që e njëjta qeveri e cila para 1 jave i anuloi shtesat prej 30 eurove për pensionistët në mungesë të parave, t’i ndaj sot 11 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri të Kosovës.

    Ministrja e Ekonomisë në këtë Komision ka theksuar ende nuk kanë gjetë mjete për kërkesën financiare të KOSTT.

    Ndërsa, drejtues të KOSTT kanë thënë se kanë mjete të mjaftueshme nga të hyrat e tyre për pagesë vetëm e vetëm që të ruajnë anëtarësimin me ENTS-E.

    Çfarë kishte deklaruar Kurti para se të vijë në pushtet për pagesën e rrymës në Veri

    Furnizimi me energji në pjesën veriore është problem politik i pazgjidhur që nga paslufta. Në pamundësi që furnizuesit të operojnë në atë pjesë të Kosovës, ZRRE-ja me një vendim të 2013-se ka llogaritur furnizimin e asaj pjese si humbje dhe ka thënë se humbje vjetore kanë qenë afro 8 milionë euro, të cilat u janë faturuar qytetarëve.

    Kryeministri Kurti gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se gjatë mandatit të tij KEDS do të fillojë të bëjë inkasimin e pagesave për konsumatorët në veri, dhe se një gjë e tillë është e pashmangshme.

    “Sa i përket pagesës së energjisë elektrike në veri ne do t’ia jepim një afat të shkurt KEDS-it për këtë gjë, që të bënë inkasimin edhe atje, e më pastaj do ta bëjmë një plan strategjik sepse pajtohem, nuk mund të vazhdojmë kësisoj’, kishte deklaruar Kurti.

    Madje, Kurti kishte deklaruar se do të fillojë dialog me të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, pasi dy gjëra janë të pashmangshme në jetë, vdekja dhe tatimet.

    ‘Nuk është bërë për ato 50 ditë, është e vërtetë. Por do të bëhet, nuk e di sa ditë më duhen mriëpo ne zotimet i jepim për planin tonë katër vjeçar dhe hapat strategjik që i bëjmë do ti bëjmë shumë më shpejtë se kaq por nuk mund të them, kaq javë ditë apo muaj’, tha Kurti.

    Të gjitha këto premtime të Kurti bie poshtë pasi me 6 vota për, Komisioni votoi propozimin e deputetes së Vetëvendosjes, që shteti të vazhdoj të paguaj faturat e rrymës serbëve në Veri./GazetaInsajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark