×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pse jam unë i detyruar të paguaj rrymën e një personi në veri që ka vrarë shokun tim” – Kur VV ishte kundër pagesës së rrymës për serbët në Veri

    Insajderi
    28 April 2021 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, thoshte se është shkelje e të drejtave të njeriut që të paguhet rryma e shpenzuar nga dikush tjetër.

    Këto fjalë, ai i ka thënë katër vite më parë, asokohe kur LVV, ishte në opozitë. Ndërsa sot, kjo parti ka qëndrime krejtësisht tjera me ato të viteve më parë. Tash ata janë në pushtet.

    Kurteshi asokohe kërkonte përgjigje nëse është planifikuar që të kompensohen qytetarët për siç thoshte ai vjedhjen me letra që u është bërë.

    “Pse jam unë i detyruar që si qytetar të paguaj rrymën e një personi në veri të Kosovës që ka vrarë shokun tim?”, kishte theksuar Kurteshi në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut që asokohe po diskutohej rreth faturimit të energjisë në komunat veriore të Kosovës

    Kujtojmë se sot, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti  është votuar me 6 vota për, propozimi i deputetes së listës së VV-së, Mimoza Kusari-Lila, do të ndahen 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën e serbëve në veri të vendit./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark