Insajderi
Lajme

Në Pejë burrë e grua rrahin nusen e familjes dhe motrat e saj veç pse shkuan për vizitë

Insajderi
28 June 2024 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Pejë burrë e grua rrahin nusen e familjes dhe motrat e saj veç pse shkuan për vizitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast dhune në familje është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Pejë dhe këtë herë viktima janë tri motra – njëra prej tyre e martuar në familjen Manaj.

Sinjali ka mësuar se dy motrat e saj, që shkuan për vizitë te shtëpia e familjes së tyre për ta vizituar motrën u përballën me një situatë të pakëndshme që eskaloi në dhunë.

Një familjar bashkë me bashkëshorten e tij po dyshohet se e sulmuan nusen e familjes dhe dy motrat e saj, për shkak të revoltës që këto dy të fundit shkuan për vizitë.

Rasti ka ndodhur pasi i dyshuari kryesor nuk i kishte mirëpritur viktimat në shtëpi, për motive akoma të panjohura.

Çifti që rrahën tri të rejat përfunduan në polici dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa viktimat u dërguan për trajtim mjekësor.

Burri i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti, ndërsa gruaja e tij është liruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark