"Në Podujevë asnjë projekt nuk përfundon me afat", ngrihen dyshime rreth tenderit që iu dha pronarit të afërm me VV’në para një viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Në Podujevë asnjë projekt nuk përfundon me afat”, ngrihen dyshime rreth tenderit që iu dha pronarit të afërm me VV’në para një viti

    Insajderi
    01 April 2025 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në marsin e 2024’tës ishte dhënë tenderi për ‘ndërtimin e rrugës lidhëse nga Podujeva – Prishtinë deri në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ me vlerë afro 1 milion euro. Afati i kohëzgjatjes kishte qenë rreth 11 muaj, mirëpo nuk u krye. Në tetor u nënshkrua kontrata e dytë për punë shtesë me mbi 71 mijë euro. Në mesin e kompanive fituese të tenderit është kompania e pronarit të afërt me VV’në. Nga opozita kanë ngritur dyshime për vonesat në përfundimin e këtij projekti. Insajderi ju sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Në mars të vitit 2024 ishte nënshkruar kontrata për “Ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë – Prishtinë”, deri në rrugën Vëllezërit Frashëri.

    Për këtë tender u patën dhënë 851 mijë e 286.51 euro.

    Insajderi kishte raportuar për ndërtimin e kësaj rruge lidhëse, ku tenderin e kishin fituar tri kompani: NNT ABC SH.P.K , EL-BAU SH.P.K , dhe NNT BINI SH.P.K.

    Kohëzgjatja e kësaj kontrate ishte cekur se është 320 ditë, që i bije të jetë rreth 11 muaj.

    Por, në tetor të 2024, për këtë projekt, është dhënë sërish një tender, me punë shtesë.

    Fituese janë zgjedhur kompanitë e njëjta. Ndërsa vlera e kontratës së dhënë është 71 mijë e 857 euro.

    Mirëpo, si duket ky projekt nuk është afër përfundimit.

    Asamblisti në Kuvendin Komunal-Podujevë, nga LDK’ja, Ekrem Rrahmani tha për Insajderin se “le që nuk është gati me u kry po ju ka dhëne edhe punë shtesë 71, 857euro”.

    “Me 31 dhjetor është dashtë me u përuru rruga “Vllëzerit Frashëri” 851 286 € është lidh kontrata me 15.02.2024 me afat 320 dite, le që nuk është gati me u kry po ju ka dhëne edhe punë shtesë 71 857€.

    Asnjë rrugë asnjë projekt në komunën tonë as nuk kryhet me afat as si duhet”, ka thënë Rrahmani.

    Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Podujevës, duke kërkuar ndonjë përgjigje zyrtare, se cila është arsyeja e mospërfundimit të këtij projekti ende, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

    Gazeta Insajderi në vitin e kaluar kishte raportuar se në mesin e tri kompanive fituese të këtij tenderi, është edhe kompania e Eljesah Podvoricës EL-BAU SH.P.K. Ndërkohë që Eljesah Podvorica tanimë është i njohur si person i afërt me pushtetin.

    Kush është Eljesah Podvorica

    Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

    Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

    Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

    “Në kafe me tre luftëtarët e lirisë. UÇK-së”, shkruhej në postim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark