Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, së shpejti do të bëhen prindër.
Derisa ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në lindjen e foshnjës, sigurisht se periudha e shtatzënisë do të mbetet më e veçanta për Sarën.
Ajo e ka formësuar me gips një pjesë të trupit të saj, përfshirë barkun shtatzënë dhe derisa e bënte këtë thotë se ndihej veçantë.
“Kjo ishte kënaqësi. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë për ta mbajtur shtatzëninë kujtim? 😅Do të të tregoj një ditë se çfarë kam ndërmend të bëj me këtë shtypje gipsi gjatë shtatzënisë. Nuk është bërë akoma …”, u shpreh Sara e cila shihej se ishte tejet e emocionuar.