Insajderi
Botë

Në Pragë përdhosen flamujt e Kinës

Insajderi
26 March 2016 - 21:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Flamujt e Kinës, të ngritur në Pragë përpara vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, janë dëmtuar.

Policia ka thënë se mbi dhjetë flamuj “janë përdhosur me ngjyrë të zezë”, teksa presidenti kinez pritet të arrijë në Pragë të hënën për një vizitë dyditore.

Demonstruesit kinezë, që kundërshtojnë politikat e Kinës në Tibet, pritet të organizojnë protesta gjatë vizitës.

Ata po ashtu pritet të varin një fotogarfi gjigante të udhëheqësit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, pranë aeroportit, së bashku me një fotografi të ish-presidentit çek, Vaclav Havel, ish-disident.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën për shtypje të kulturës tibetiane dhe të lirisë së shprehjes.

Qeveria e Kinës thotë se ekonomia e Tibetit është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme nën sundimin e saj. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark