Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Podujevë e Ferizaj. Në tri raste burrat kanë sulmuar gratë, ndërsa në Podujevë raportohet se gruaja ka sulmuar burrin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
E kundërta ka ndodhur në Podujevë, kjo pasi gruaja ka sulmuar fizikisht bashkëshortin.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”
Ndërkaq në Ferizaj një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”