Në Prishtinë numërohen 99 për qind e votave, ky është rezultati i kandidatëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në Prishtinë numërohen 99 për qind e votave, ky është rezultati i kandidatëve

    Insajderi
    18 October 2021 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 99.8 për qind të votave në total në 2,472 vendvotime nga 2,477 sa janë gjithsejtë.

    Deri në këtë orë kur po raportojmë (08:00), në Prishtinë janë numëruar 99.5% e votave ku kanë mbetur pa u numëruar votat vetëm edhe në një vendvotim.

    Sipas rezultatit të deritanishëm Arben Vitia i LVV-së dhe Përparim Rama i LDK-së, do të synojnë mandatin e kryetarit sërish në raundin e dytë.

    Deri më tani Arben Vitia ka marrë 42,26% të votave kurse Përparim Rama ka marrë 29,34%.

    Kandidati i PDK-së në këto zgjedhje për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili renditet i treti në këtë garë më 21,61%.

    I katërti në kryeqytet renditet Daut Haradinaj i AAK-së, me 3 mijë e 850 vota, apo 4.82%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark