Insajderi
Lajme

Në Prishtinë promovohet libri “Etnoletra Shqipe” i Vehbi Miftarit

Insajderi
30 January 2026 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Prishtinë promovohet libri “Etnoletra Shqipe” i Vehbi Miftarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë u promovua libri “Etnoletra Shqipe – Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin” i studiuesit Vehbi Miftari, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Toena (2025).

Vepra trajton raportin mes letërsisë shqipe dhe etnokulturës, duke e vlerësuar tekstin letrar si bartës të kujtesës kulturore dhe identitetit kombëtar. Promovimi u shoqërua me diskutime mbi rolin e letërsisë në formësimin e vetëdijes kulturore shqiptare.

Gjatë promovimit , u theksua rëndësia e qasjes ndërdisiplinore që ofron vepra, duke bashkuar etnologjinë, letërsinë dhe studimet kulturore në një lexim të ri të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

Të pranishmit vlerësuan librin si një kontribut të rëndësishëm në fushën e studimeve humanistike dhe si një nxitje për reflektim mbi raportin mes traditës dhe modernitetit në letërsinë shqipe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark