Insajderi
Lajme

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për veprën “Vjedhje e rëndë”

Insajderi
01 July 2026 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për veprën “Vjedhje e rëndë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1 vjet burgim, shkruan Insajderi.

Më datë 30 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të kërkuarin B.Q. mashkull rreth 25 vjeçar nga Prizreni.

“I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 1 (një) vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në komunikatë

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” nga neni 327, i KPRK-së.

I arrestuari B.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

“Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar policia


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark