Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit nëntor janë raportuar 141 aksidente trafiku.
“Gjatë muajit nëntor- 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 141 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre: – 59 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 83 persona, – 82 aksidente me dëme materiale. Për krahasim, gjatë muajit nëntor të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 153 aksidente, prej tyre: – 1 me fatalitet , 1 person i vdekur – 60 aksidente me lëndime, me 92 persona të lënduar, – 92 aksidente me dëme materiale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej – 7,80 %”.
Po ashtu janë shqiptuar 6 mijë e 340 gjoba dhe janë hequr 140 patentë shoferë.
“Po ashtu, gjatë muajit nëntor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 6.340 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 140 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Në muajin nëntor të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 5.063 gjoba, që paraqet një rritje prej + 25.2 % këtë vit”.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor. Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes: – Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : -192, – 0290/326-250,- 0290/322-406.”