​Në rajonin e Prishtinës për 24 orë u raportuan katër raste të dhunës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në rajonin e Prishtinës për 24 orë u raportuan katër raste të dhunës

    Insajderi
    01 August 2022 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës policia janë ndaluar tre persona për shkak se dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje.

    Në katër raste të ndryshme është ushtruar dhunë ndaj grave, andaj në raportin e policisë thuhet se janë marrë masa ndaj këtyre personave.

    Raporti i plotë:

    1.Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    2.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    3.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se me të dyshuarin ka probleme edhe më herët si dhe i njëjti është përdoruar i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar.

    4.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark