×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia konfirmon: Gjashtë kosovarë u sulmuan fizikisht në kufirin Kosovë-Serbi nga persona të armatosur

    Insajderi
    01 August 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak situatës së tensionuar në veri të vendit si shkak i vendimit të fundit të qeverisë për reciprocitet për letërnjoftimet, në kufirin Kosovë-Serbi janë shënuar disa incidente, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës përmes raporti për 24 orësh ka konfirmuar se 6 persona janë sulmuar fizikisht.

    Tre në Leposaviq e tre në Jarinjë.

    Bëhet me dije se tre meshkuj kosovarë derisa po kalonin në kufi janë ndaluar nga persona të armatosur në Jarinjë. Të njëjtit janë sulmuar edhe fizikisht duke pranuar edhe tretmanë mjekësor.

    Njoftimi i plotë:

    Jarinjë 31.07.2022-15:30.Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorirasti nën hetime.

    Edhe tre kosovarë të tjerë, një femër dhe dy meshkuj janë sulmuar nga persona të cilët kishin vendosur barikada në Leposaviq, shkruan Insajderi.

    Leshak, Leposaviq 31.07.2022-17:20. Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

    Të hënën ka hyrë në fuqi vendimi për reciprocitet për letërnjoftimet. Përmes të njëjtit shtetasit serbë që hynë në Kosovë do të pajisen me fletëdeklarime për hyrje/dalje në territorin e vendit.

    Policia e Kosovës sot ka dalë me njoftim zyrtarë duke treguar për gjendjen në veri të vendit, shkruan Insajderi.

    Bazuar në komunikatën e policisë thuhet se deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

    Ndërkohë, konfirmohet se pikat kufitare Jarinje e Bernjak po vazhdojnë të mbesin të bllokuara teksa thonë se vendimi për dokumente po gjenë zbatim.

    Mbrëmë, Qeveria e Kosovës njoftoi se është vendosur që të shtyhet implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë.

    Ky vendim erdhi si pasojë e tensioneve që u krijuan në veri të Mitrovicës qysh prej orës 18:00.

    Kërkesa që ky vendim të zhvendoset në një datë tjetër erdhi edhe pas konsultimeve të Kurtit e Osmanit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark