×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në seancë private për publikun, fillon dëshmin Safet Gashi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

    Insajderi
    09 January 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë, sot ka filluar dëshminë dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

    Me kërkesë të avokatit të Shalës, Jean-Louis Gilissen seanca ka kaluar në sesion privat, raporton Betimi për Drejtësi.

    Sipas asaj që tha kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia dëshmitari kishte refuzuar që të kishte kontakt me mbrojtjen e Shalës, për çka prezenca e tij në sallë u mundësua nga DhSK.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtja e viktimave në fillim të seancës i bënë parashtrimet e tyre lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Shalës për vizitë psikologjike.

    Mbrojtja e viktimave dhe ZPS-ja, nuk kundërshtuan që raporti i ekspertes Vanessa Milazzo mbi gjendjen e shëndetit mendor të Shalës të përfshihet në prova nga ana e mbrojtjes.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Në aktakuzën thuhet se, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark