×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Serbi 2.412 raste të reja të COVID-19, kanë vdekur gjashtë persona

    Insajderi
    04 November 2020 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona prej pasojave të koronavirusit në Serbi, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 850, ndërsa numri i të infektuarve të rinj është 2.412, ka publikuar Ministria e Shëndetësisë së Serbisë.

    Sipas të dhënave të fundit, në Serbi, në 24 orët e fundit janë testuar 12.617 persona dhe prej tyre kanë dalë 2.412 persona pozitivë në koronavirus (dje kanë qenë 1.878 raste).

    Në respiratorë janë 53 pacientë.

    Gjithsej janë hospitalizuar 2.014 persona.

    Në Serbi prej fillimit të epidemisë zyrtarisht janë konfirmuar 53.495 raste të infektimit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark