Sipas të dhënave zyrtare të cilat janë kumtuar mbrëmë në Serbi, në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona prej pasojave të koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 792, ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 4.739 persona dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 614 raste të infektimit.
Momentalisht në respirator janë 26 pacientë.
Gjithsej janë hospitalizuar 694 persona.
Në Serbi prej fillimit të epidemisë zyrtarisht janë konfirmuar 39.486 raste të infektimit.
Përqindja e vdekshmërisë është 2,00 për qind. Deri dje në orën 15 në Serbi janë testuar gjithsej 1.283.016 persona të cilët kanë përmbushur kriteret e definimit të rastit./Insajderi.org.