×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Serbi masa më të ashpra në luftë kundër koronavirusit

    Insajderi
    17 November 2020 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Serbi prej sonte ka filluar zbatimi i masave të reja më të ashpra në luftë kundër COVID-19.

    Në dy javët e ardhshme, në periudhën prej orës 21 deri në 5 të mëngjesit është ndaluar puna e objekteve hotelierike, por edhe dyqanet, qendrat tregtare, përveç barnatoreve, shpërndarjes së ushqimit,pompave të benzinit dhe ekonomisë që punon në ndërrimin e tretë.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se, nëse këto masa nuk japin rezultate deri më 1 dhjetor, Qeveria gjithashtu do të ndalojë lëvizjen e qytetarëve për të mbrojtur popullsinë.

    Sipas të dhënave të njoftuara dje, 2.813 persona të tjerë u sëmurën nga koronavirui në Serbi dhe rreth 11.500 njerëz u testuan.

    21 persona vdiqën, ndërsa 161 pacientë janë në gjendje të rëndë në respiratorë në spitalet në të gjithë Serbinë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark