Në Serbi për 24 orët e fundit kanë vdekur 41 njerëz të infektuar me COVID-19, më së shumti deri më tani për një ditë.
U regjistrua një numër rekord i njerëzve të infektuar rishtas, madje 7.579, dhe 22.231 qytetarë u testuan.
Në aparate për frymëmarrje gjenden 223 pacientë.
Shkollat e mesme dhe shkollat fillore për nxënës nga klasa e pestë deri në klasën tetë do të kalojnë në mësim on-line, ndërsa nxënësit më të vegjël të shkollave fillore, nga klasa e parë në të katërt, do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, ka propozuar Shtabi i Krizave, u tha gazetarëve Dr. Branisllav Tiodoroviq.
Ai tha se kopshtet nuk janë të mbyllura, sepse nuk ka nevojë dhe arsyetim për këtë.
Todoroviq ka deklaruar se Shtabi i Krizave e mori vendimin që pushimi dimëror të fillojë më 21 dhjetor dhe të zgjasë deri më 18 janar të vitit të ardhshëm./Insajderi.org.