Në ShBA mirëpritet iniciativa e Thaçit për ndalimin e librave anti-semite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në ShBA mirëpritet iniciativa e Thaçit për ndalimin e librave anti-semite

    Insajderi
    01 December 2016 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kërkesa e Presidentit Hashim Thaçi për të hetuar shitjen e librave anti-semit është përshëndetur nga Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Kongresit Amerikan.

    Ky komitet ka shpërndarë një deklaratë të kongresistit Eliot Engel i cili ka shkruar se “mirëpres vendimin e Presidentit Thaçi për ndalimin e shitjes së librave anti-semit në Prishtinë.”

    librat-222

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të fillojnë hetimet për shitjen e librave me përmbajtje anti-semite në rrugët e Prishtinës.

    Kërkesa e tij pasoi një letër nga Ido Daniel, një ekspert izraelit i antisemitizmit dhe racizmit dhe Shimon Samuels nga Qendra Simon Ëiesenthal, të cilët kërkuan hetimin e kësaj çështjeje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark