Insajderi
Lajme

Në Shqipëri maturantët e kalojnë më lehtë provimin në gjuhë të huaja sesa në shqip

Insajderi
20 June 2025 - 23:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Shqipëri maturantët e kalojnë më lehtë provimin në gjuhë të huaja sesa në shqip
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot mbrëma u publikuan rezultatet e provimit të dytë të maturës shtetërore në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Nga shifrat e nxjerra në portalin studentor, rezulton se 365 maturantë nuk kanë arritur kalimin, duke marrë notën minimale 4.00. Në anën tjetër, vetëm 29 prej tyre arritën të marrin notën më të lartë, 10.00, duke treguar një sukses të rrallë.

Kalueshmëria në këtë provim arriti në 98.58%, ndërsa nota mesatare ishte 6.87. Vëmendje bie fakti se maturantët u përballën më keq me Gjuhën Shqipe në krahasim me gjuhët e huaja.

Sezoni i provimeve nisi më 3 qershor me testin e gjuhës së huaj, ndërsa më 10 qershor u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, dhe më 17 qershor i Matematikës. Maturantët do të përmbyllin ciklin e provimeve me testin me zgjedhje më 24 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark