×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Slloveni 1.292 raste të reja dhe 51 viktima të koronavirusit

    Insajderi
    01 December 2020 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Slloveni për 24 orët e fundit janë testuar 5.868 mostra, prej të cilëve dolën 1.292 raste me infeksion  me koronavirus, dhe si pasojë e COVID-19 vdiqën 51 pacientë, ka publikuar të martën Qeveria sllovene e cila të enjten do të vendos cilat masa epidemiologjike do të mbesin në fuqi , e cilat ndoshta do të hiqen, transmeton Hina.

    Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara është rritur në 77.106, prej të cilëve 20.140 janë raste aktive.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Sllovenisë, aktualisht në spitale po shërohen 1.298 pacientë, gjë që është një rritje prej 36 në krahasim me ditën e djeshme. Në reparte intensive gjenden 202 pacientë, pesë më tepër se dje.

    Me rastet më të reja të vdekjeve nga pasojat e COVID-19, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 1.435./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark