×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në Slloveni 43 të vdekur nga COVID-19

    Insajderi
    18 November 2020 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Slloveni, 2013 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit pasi ishin kryer 6.813 teste dhe 43 persona me COVID-19 vdiqën, njoftoi sot Qeveria sllovene.

    Pjesa e testeve pozitive është 29.55 për qind, më shumë se një ditë më parë kur ishte 26.06 për qind dhe kur u regjistrua një rekord i zi me 45 vdekje në një ditë.

    Aktualisht janë 1.280 pacientë në spitale, që është pesë më shumë se dje, nga të cilët 209 janë të sëmurë rëndë në kujdes intensiv, tha zëdhënësi i qeverisë për COVID-19 Jelko Kacin në një konferencë për shtyp.

    Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara që nga fillimi i epidemisë është rritur në 58.945, dhe numri i vdekjeve nga efektet e COVID-19 në 911.

    Kryeministri Janez Jansa tha për Planet-TV se disa nga masat e rrepta kufizuese ka të ngjarë të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti, kur mund të ketë një lehtësim gradual, në varësi të gjendjes epidemiologjike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark