Në Slloveni në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2.025 raste të reja të koronavirusit, ndërsa kanë vdekur edhe 29 të sëmurë nga COVID-19, gjë që është më së shumti deri tani, por përfaqësuesi i qeverisë ka shprehur optimizëm se vala e dytë e epidemisë po qetësohet sepse është në rënie numri riprodhues e përhapjes së infeksionit.
Zëdhënësi i qeverisë sllovene për COVID-19 Jelko Kacin ka thënë se përqindja e infektimeve të konfirmuara ende është i madh, dje ishte 32 për qind, mirëpo inkurajon fakti se numri riprodhues i cili flet sa një i sëmur infekton njerëz tjerë, po zvogëlohet çdo ditë, dhe tani është 1,14, transmeton HINA.
Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infektimeve prej fillimit të epidemisë është rritur në 39.408, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 441, dhe rastet aktive janë 23.417. Janë hospitalizuar 979 pacientë të pranuar për shkak të koronavirusit, prej të cilëve 158 janë në repartet intensive./Insajderi.org.