Në 24 orët e fundit në Slloveni u konfirmuar 2.226 infeksione të reja me koronavirus,prej 8.063 testimeve dhe 43 pacientë të tjerë vdiqën, njoftoi Qeveria sllovene.
Ky është numri i tretë më i madh ditor i njerëzve të infektuar që nga fillimi i epidemisë, raporton Hina.
Qeveria sot do të vendosë për masat epidemiologjike dhe ekipi i saj i ekspertëve për COVID-19 propozoi që të gjitha masat kufizuese të shtyhen deri në javën e ardhshme.
Masa të rrepta dhe mbyllja në Slloveni kanë qenë në fuqi për gati një muaj dhe disa besojnë se ato duhet të mbesin në fuqi deri në fund të vitit.
1.199 njerëz kanë vdekur në Slloveni që nga fillimi i epidemisë dhe media thotë se, sipas të dhënave ndërkombëtare, Sllovenia renditet e para për sa i përket vdekshmërisë midis pacientëve në shtatë ditët e fundit./Insajderi.org.