Insajderi
Botë

Në Slloveni sot mbahen zgjedhjet parlamentare

Insajderi
24 April 2022 - 09:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Slloveni sot mbahen zgjedhjet parlamentare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Slloveni do të mbahen zgjedhjet parlamentare, rezultatet e të cilave priten të jenë të ngushta midis partisë së kryeministrit Janez Jansa, që është populiste e krahut të djathtë dhe opozitës së gjelbër-liberalëve.

Rreth 1.7 milionë votues do të zgjedhin nga një sërë partish që konkurrojnë për vende në legjislaturën 90 anëtarësh. Partia Demokratike Sllovene konservatore në pushtet dhe Lëvizja e Lirisë e sapoformuar kanë udhëhequr sondazhet përpara votimit.

Sondazhet, megjithatë, kanë sugjeruar se nuk do të ketë një fitues të qartë në zgjedhje dhe se një qeveri koalicioni do të duhet të formohet pas votimit, e përbërë nga të paktën tre ose katër parti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark