Në Slloveni prej sot do të vendoset orë policore me kohëzgjatje prej orës 21 deri në 6 në mëngjes.
Gjithashtu hyn në fuqi ndalimi i mbledhjes së më shumë se 6 personave në vend se 10 që ishte ndalimi i gjertanishëm, transmeton agjencia e lajmeve STA.
Edhe më tutje është në fuqi ndalimi i lëvizjes brenda rajonit, me përjashtime të caktuara.
Të hënën është kumtuar në Slloveni se për 24 orët e fundit janë konfirmuar 537 raste të infektimit, e që është 20,4 për qind të pacientëve të testuar, për çka edhe qeveria i ka vendosur masat e reja./Insajderi.org.