×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Slloveni 1.925 raste të reja dhe 41 viktima të koronavirusit

    Insajderi
    12 November 2020 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Slloveni në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.925 raste të reja të koronavirusit, ndërsa kanë vdekur 41 pacientë, gjë që është numri më i madh i rasteve të vdekjeve për një ditë qysh prej fillimit të epidemisë.

    Sipas të dhënave të qeverisë sllovene, në 24 orët e fundit janë testuar 6.767 persona, e që do të thotë se pozitivë kanë dalë 28.45 për qind të testuarve.

    Nëpër spitale gjenden 1.210 pacientë, 18 më pak se ditën e kaluar, dhe ka rënën edhe numri i personave në kujdesin intensiv, që tani është 200.

    Në Slloveni aktulisht janë aktivë 20.151 raste, ndërsa përqindja e infektimit në dy javët e fundit është  961 në 100.000 banorë.

    Në këtë vend deri tani janë infektuar 50.864 persona, prej të cilëve 676 kanë vdekur./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark