Insajderi
Insporti

Në Spanjë e bëjnë të kryer: Diego Simenone largohet nga Atletico për në Serie A

Insajderi
23 February 2026 - 12:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Spanjë e bëjnë të kryer: Diego Simenone largohet nga Atletico për në Serie A
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orët e fundit në Spanjë po qarkullon një thashethem që pritet të shkaktojë shumë polemika dhe të ndajë tifozët e Atletico Madrid dhe Inter Milanit.

Sipas “El Chiringuito de Jugones” (i raportuar në Itali nga TuttoMercatoWeb), pas 15 vitesh në krye të “Colchoneros”, trajneri argjentinas Diego Simeone është gati të ndryshojë ambient dhe mund të përfundojë në Serie A te Interi.

Hipoteza konsiderohet sensacionale, por ka edhe më shumë: në Spanjë flitet madje për një marrëveshje paraprake mes palëve — një skenar që do të ishte shumë befasues, sidomos duke pasur parasysh se Interi, i drejtuar aktualisht nga Cristian Chivu, kryeson Serie A me 10 pikë avantazh.

Simeone thuhet se ka vendosur t’i ndajë rrugët me klubin e zemrës për një aventurë tjetër ndërsa Interi gjithashtu e sheh si ideali për të tentuar suksesin në Evropë.

Aktualisht, tekniku argjentinas është i fokusuar që ta eliminojë Club Brugge për t’u kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Përndryshe, përballja mes Atleticos dhe Brugge zhvillohet të martën prej orës 18:45.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark