“Në sy të fëmijës, me shufër metalike”- Si dështoi shteti t’i mbrojë gratë që u vranë mizorisht nga burrat e tyre? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Në sy të fëmijës, me shufër metalike”- Si dështoi shteti t’i mbrojë gratë që u vranë mizorisht nga burrat e tyre?

    Insajderi
    25 March 2025 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kosovën e vogël me më pak se 2 milionë banorë, vetëm nga viti 2010 u vranë 59 gra.

    Dje Nexhmie Haradini u qëllua për vdekje nga pronari i furrës së bukës, në të cilën kishte punuar më parë. Motivet akoma nuk dihen.

    Gjyljeta Ukella ishte në banesën e saj, duke pirë kafen e mëngjesin. Bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi e goditi me armë zjarri. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes, e vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm.

    Erjola Cokli e kishte dërguar të birin e saj në Qendren për Punë Sociale për ta takuar me babain e tij. Valon Aliu, bashkëshorti i saj, e goditi atë për vdekje mu në zyret e këtij institucioni, madje ia plagosi edhe vëllain e mitur. Aliu kishte të kaluar kriminale, madje në disa raste atij i ishin shqiptuar dënime qesharake.

    Ngjashëmi si Ukella edhe Dardan Krivaqa u dënuar me burgim të përjetshëm. Ai kishte rrahur deri në vdekje të dashurën e tij 18 vjeçare, Marigona Osmani. Krivaqa ishte person me të kaluar kriminale. Ai ishte dyshuar për vjedhje e sulm ndaj një polici, I ihste ngriturë aktakuzë për tentimvrasje.

    Edhe para 2024-tës vrasja e grave mund të parandalohej.

    Në muajin gusht të vitit 2018, një tjetër vrasje tronditi vendin. Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj, u qëlluan për vdekje me kallashnikov nga bashkëshorti, përkatësisht babai, Pjetër Nrecaj.

    Valbona kishte tentuar të kontaktojë me Policinë për kërcënimet ndaj saj, por që dilemat u shfaqën se Policia nuk e kishte kryer punën si duhet. Edhe pse u dorëzua kallëzim penal ndaj policëve me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk pati rezultat pasi u konstatua se s’pati shkelje. Ndrecaj u dënua me 24 vjet burgim.

    Sabile Mavrovqani ishte vrarë nga burri i saj Nuhi Mavrovqani në njërën nga dhomat e shtëpisë ku ishin duke jetuar.

    Nuhi Mavrovqani e kishte qëlluar gruan e tij me një shufër metalike.

    Dosja e prokurorisë kishte përshkruar se Nuhi Mavrovqani edhe në të kaluarën ka pasur raste të iniciuara për dhunë të ushtruar ndaj gruas së tij.

    Në dhjetor të 2020, Nuhi Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprën që kishte kryer ndërsa rasti ishte kthyer në rigjykim sërish pas anulimit të vendimit të parë

    Në vitin 2015, në Suharekë, Zejnepe Berisha u vra nga burri i sa, Nebih Berisha. Paraprakisht, ajo e kishte denoncuar 16 herë dhunën në polici.

    Gjykata Themelore në Prizren, e dënoi me 12 vite Nebih Berishën për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepe Berisha.

    Në vijim mund të gjeni videon e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi, ku janë të paraqitura disa nga rastet ku gratë u vranë mizorisht, në disa raste nga burrat e tyre recitivist.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark