Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në zonat bregdetare të Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta lidhur me pastërtinë, çmimet dhe mungesën e hapësirave publike.
Përmes një njoftimi publik në Facebook, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të bashkisë dhe administratorëve të zonave turistike, duke i ftuar qytetarët që të raportojnë me mesazh, SMS, çdo rast abuzimi apo shkeljeje që konstatojnë gjatë sezonit turistik.
Njëkohësisht, ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.
Për shezllonet bazike prej alumini, çmimet janë:
Tale – 300 lekë
Shëngjin, Qendër, dhe Kune – 400 lekë
Rana e Hedhun – 500 lekë
Për shezllonet prej druri me dyshek, çmimet janë:
Tale – 700 lekë
Shëngjin, Qendër – 800 lekë
Rana e Hedhun – 1.000 lekë
Ndërsa çmimi për gazebot familjare varion nga 1.500 deri në 2.500 lekë.