Në Turqi, peshkatarët nxjerrin peshq nën akull - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Turqi, peshkatarët nxjerrin peshq nën akull

    Insajderi
    06 January 2017 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e Mus-it në lindje të Turqisë, bëjnë vizita të shpeshta në liqenin Hamurpet (Akdogan) prej ku nën sipërfaqen e akullit nxjerrin peshq dhe në këtë mënyrë fitojnë të ardhurat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

    Temperaturat tejet të ulëta kanë shkaktuar ngrirjen e pjesshme të shumë liqeve dhe lumenjve, andaj peshkatarët doemos duhet që akullin ta prejnë me motosharrë.

    Liqeni ndodhet në 2.149 metra lartësi mbidetare, ndërsa banorët e vizitojnë krahas motit ekstrem të ftohtë.

    Mbulesa e akullit arrin deri në 30 centimetra, andaj nevojitet motosharrë për të prerë shtresën e akullt dhe të lëshohet rrjeti prej të cilës ditëve në vijim do të nxirren peshqit.

    Peshkatari Ferhat Basaran thotë se pas punës së vështirë në sipërfaqen e liqenit, hedhin rrjetin dhe gjuajnë peshqit.

    “Bukën e nxjerrim nga nën akulli. Punojmë në kushte të vështira, apo ashtu mbijetojmë. Çdo mëngjes thyejmë shtresën e akullit prej 30 centimetra, pastaj hedhim rrjetin. Të nesërmen vijmë dhe e nxjerrim”, tha Basaran duke shtuar se një kilogram peshk e shesin nga gjashtë lira (rreth 1.6 euro).

    Puna në kushte të tilla është e rrezikshme dhe për këtë peshkatarët janë të vetëdijshëm, por thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, sepse në këtë mënyrë ushqejnë familjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark