Policia e Kosovës, që nga mëngjesi i sotëm kishte nisur një aksion me bastisje nëpër lokacione të ndryshme në komunat veriore të vendit.
Nga ky aksion është kapur arsenal i madh armatimi, por edhe uniforma ushtarake e policore e gjësende tjera.
Mes tjerash janë konfiskuar edhe disa posterë me mbishkrimin “Jo zgjedhjeve shqiptare”, që supozohet se do të vendoseshin para zgjedhjeve të 9 shkurtit, 2025.