Në lagjen Veternik të kryeqytetit është kapluar nga zjarri një objekt banesor, poshtë të cilës është furra e bukës ‘Kosovarja’, të cilës po ashtu është duke u djegur.
Një flakë e madhe ka përfshirë një objekt në lagjen Veterniku në periferi të Prishtinës, njofton Gazeta Express, transmeton Insajderi.
Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin, por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes një gjë të tillë po e kanë shumë të vështirë. /Insajderi.com