Dyzet të rinj shqiptarë, cdo të shtunë do të mësojnë gjuhën shqipe në Zarë të Kroacisë, përkatësisht në Gjimnazin “Vlladimir Nazor”, shkruajnë mediet e Kroacisë, përcjellë KultPlus.
Pikërisht ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo ka spikatë para të pranishmëve, praninë e shqiptarëve në Zarë të Kroacisë, tash e 600 vjet, dhe pikërisht ky numër i madh i shqiptarëve ka rezultuar edhe në nevojën e hapjes së shkollës shqipe në këtë shtet.
Këtë nismë të shkollës shqipe e ka përshëndetur edhe Uliks Emra, zyrtar në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, sikurse që në hapje të kësaj ceremonie është paraqitur edhe profesori Isak Shema.