Në Zelandë të Re po lejohet organizimi i dasmave, Vesa Luma sjell pamje nga atmosfera - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Në Zelandë të Re po lejohet organizimi i dasmave, Vesa Luma sjell pamje nga atmosfera

    Insajderi
    10 April 2021 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova prej ditës së mërkurë ka hyrë në masa të reja kufizuese, të cilat ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 5:00, si dhe ka mbyllje totale të gastronomisë dhe tekstilit, duke lejuar vetëm shërbimet “blej/merr me vete”.

    Por në një situatë ndryshe e krejt më të kuruar nga COVID-19, ndodhet shteti i largët i Zelandës së Re, në të cilin prej vitesh jeton këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma.

    Atje po lejohet edhe organizimi i eventeve të ndryshme, me një numër të caktuar personash.

    Si rrjedhojë në këtë vend është i mundur edhe organizimi i dasmave, ku vet këngëtarja nga Prishtina ka pasur rastin së fundmi të jetë protagoniste në njërën prej tyre.

    Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Luma ka bërë të ditur se ka qenë prezente në një dasmë të organizuar nga komuniteti shqiptar në Zelandën e Re.

    Ajo është dukur mjaft bukur dhe atraktive e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe shumë elegant, teksa ka shijuar atmosferën e këtij organizimi së bashku me burrin e saj, Big Basta.

    Në videon e publikuar nga Vesa në InstaStory, vërehet se si diaspora shqiptare e Zelandës së Re kërcen e dëfrehet në dasmë me këngë të njohura shqiptare, ku në sfond dëgjohej “Kuq e zi” e Elvanës dhe Florit.

    Ndërkohë, shteti i Zelandës së Re nuk ka shënuar asnjë rast ditën e djeshme me coronavirus, teksa në total që nga fillimi i pandemisë ka pasur 2571 raste, prej tyre 2440 të shëruar dhe vetëm 26 të vdekur. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark