Rangers po udhëheq me rezultat minimal 1-0 pas pjesës së parë në derbin e madh skocez ndaj Celticut.
Këto dy skuadra po përballen me njëra-tjetrën në kuadër të finales së Kupës së Ligës në një stadium i cili është i mbushur i tëri.
Për t’i dhënë epërsinë Rangersit u përkujdes mesfushorit shqiptar Nedim Bajrami i cili shënoi për 1-0 në minutën e 41-të.
Bajrami u gjend mirë brenda zonës duke shënuar nga një top i kthyer dhe duke festuar me shqiponjë para mijëra tifozëve të pranishëm.
— bullsballking (@bullsballking) December 15, 2024